Ballkani mëson kundërshtarët e mundshëm në rast se shkon në ‘Play-Off’ të Ligës së Konferencës

Liga e Konferencës do të vazhdoj edhe këtë javë, ku tre skuadra shqiptare kanë kaluar në rrethin e tretë.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani, kampioni shqiptar Partizani dhe ai nga Maqedonia e Veriut, Struga janë ende në garë dhe synojnë grupet e Ligës së Konferencës.

Për Ballkanin në rast se do të futej në grupe do të ishte hera e dytë radhazi, derisa Partizani dhe Struga nuk kanë luajtur asnjëherë në fazën e grupeve në garat evropiane.

Tanimë tre skuadrat shqiptare kanë mësuar edhe emrat e kundërshtarëve të mundshëm në rast se kalojnë rrethin e tretë.

Sipas formatit të përcaktuar, skuadrat që vijnë nga Liga e Kampionëve do të ndeshen me njëra-tjetrën në këtë garë.

Skuadrat kampione, që do të kualifikohen nga turi i tretë i Ligës së Konferencës do të ndeshjen me ekipet kampione që do të eliminohen nga raundi i tretë i Ligës së Evropës.

Në të tilla kushte, skuadrat shqiptare, në rast se kualifikohen, do të ndeshen me një prej skuadrave që do të eliminohen nga çiftet, Zalgiris – BK Hacken, Qarabag – Helsinki, Zrinjski Mostar – Breidablik, Sheriff Tiraspol – BATE Borisov dhe Astana – Ludogorets.

Në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës, Ballkani përballet me Lincoln Red IMPS, Partizani ndeshet me Valmieran e Letonisë si dhe Struga ka përballë Hesperangen e Luksemburgut.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara