Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Ballkani nis përgadutje për Evropë

Kampioni i Kosovës, Ballkani, më 28 maj e festoi titullin e dytë rresht në histori të klubit. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja pati pak ditë pushim, ndërsa të enjten ka nisur përgatitjet për kualifikimet në garat e organizuara nga UEFA.

“Përfundojnë pushimet. Kampionët i rikthehen fushës. Ekipi i është rikthyer fushës së blertë dhe ka nisur zyrtarisht përgatitjet për garat evropiane. Me ndryshime të pakta, skuadra ka kryer stërvitjen nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja. Besimi në skuadër dhe klub tani është edhe më i madh. Të gjithë së bashku do të arrijmë gjëra të mëdha. Krenaria e Suharekës. Na priftë e mbara”, shkruan në faqen zyrtare të Ballkanit në Facebook.

Ballkani i Suharekës u bë skuadra e parë nga Kosova që ishte pjesë e fazës grupore të Ligës së Konferencës.

Në edicionin e fundit të kësaj gare, Ballkani në Grupin G pati paraqitje të mira. U rendit në vendin e fundit me katër pikë, shtatë më pak se Sivasspori lider, gjashtë më pak se Cluji, dhe katër më pak se Slavia e Pragës. Mori një fitore e një barazim. Pavarësisht renditjes në tabelë, Ballkani u vlerësua pozitivisht për paraqitjet që pati. Ballkani kundërshtarin e raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve do ta mësojë më 20 qershor. Ndeshjet e para kualifikuese të raundit të parë kualifikues të “Championsit” luhen më 11 dhe 12 korrik, kurse ato të kthimit pas një jave. Po të enjten, Ballkani njoftoi edhe për largimin e qendërmbrojtësit Rustem Hoxha. Hoxha ishte pjesë e Ballkanit prej verës së vitit 2021 kur u transferua nga Teuta.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara