Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Ballkani nis sonte garën në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, luan në udhëtim me Viktoria Plzen

Ballkani nis sot kampanjën e grupeve të Ligës së Konferencës për edicionin 2023-24. Ky do të jetë edicioni i dytë rresht që klubi portokalli do të luajë në grupe të kësaj gare, raporton Sinjali Sporti.

Klubi nga Suhareka do të zhvillojë sot ndeshjen e parë grupore ndaj Vitoria Plzen në Çeki, me fillim nga ora 21:00.

Suharekasit rishkruan historinë këtë edicion, duke u kualifikuar në grupe të një kompeticioni madhor evropian për herë të dytë, teksa asnjë skuadër tjetër kosovare nuk kishte arritur ndonjëherë një sukses të tillë.

Pas eliminimit zhgënjyes në raundin e parë të Ligës së Kampionëve, duke u eliminuar nga kampioni bullgar, Ludogorets, Ballkani u desht të pajtohej me fatin e të luajturit në Ligën e Konferencës.

Rrugëtimi i Ballkanit në këtë garë ishte përsëri i jashtëzakonshëm, duke eliminuar skuadra e kampione të shteteve të ndryshme.

Fillimisht ata eliminuan kampionin e Irlandës Veriore me rezultat të përgjithshëm 7-1, duke i fituar ndeshjet 3-0 dhe 4-1.

Më pas ata eliminuan kampionin e Gjibraltarit, duke fituar me rezultat të përgjithshëm 5-1 dhe krejt në fund, në raundin e tretë, duke eliminuar skuadrën bjelloruse, BATE Borisov me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Kësisoj ata do të garojnë në grupe për edicionin e dytë me radhë, ku dhe janë njoftuar tash me klubet që do të garojnë në këtë fazë.

Ballkani është shortuar me skuadrat si ajo çeke, Viktoria Plzen, kroate Dinamo Zagreb e ajo nga Kazakistani, Astana.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara