Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Ballkanit i ‘zbehet’ pak festa – Thaqi e Kuç konfirmojnë largimin

Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi, e mesfushori Edvin Kuç kanë konfirmuar largimin nga Ballkani.

Dyshja e Ballkanit e kanë konfirmuar një gjë të tillë pasi arritën trofeun e Kupës së Kosovës.

Përpos se kanë konfirmuar largimin nga Ballkani ata kanë bërë të ditur edhe skuadrat ku do të transferohen.

“Pas përfundimit të kësaj ndeshjeje e kam përfunduar edhe pjesën me Ballkanin. Sigurisht që është edhe ndeshja e fundit revyale ku do të na dorëzohet Kupa e titullit. Pas përfundimit të kampionatit do ta vazhdojë karrierën jashtë vendit. Cluji është skuadra ime e re”, deklaroi Thaqi.

Ndryshe nga Thaqi, kapiteni Edvin Kuç karrierën e tij do ta vazhdoj në Azerbajxhan.

“Kur kam ardhur në fillim, jo vetëm në Suharekë, por e gjithë Kosova më ka përkrahur shumë. E kam ndierë veten si në shtëpi. Vitin e parë i kam humbur të gjitha, ndërsa tash po largohem duke i fituar të gjitha. Falënderoj të gjithë në Suharekë, falënderoj familjen Kabashi, familjen Maksutaj, trajnerët, bashkëlojtarët, por ka ardhur koha të largohem sepse është çështje ekzistence. Karrierën do ta vazhdojë në Azerbajxhan, te skuadra e Neftchi Bakusë”, tha pas ndeshjes Kuç për “ArtMotion”

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara