Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Balotazhi sot: Krahasimi i pjesëmarrjes deri në orën 13 me rundin e parë, ku ra dhe ato ku u rrit interesimi?

18 komuna të Kosovës sot shkuan në raundin e dytë të zgjedhjeve për shkak se asnjëri nga kandidatët për kryetar nuk arriti të fitoj shumicën pa balotash për udhëheqjen e qytetit.

Megjithatë, ajo që vihet re është rënia e dukshme e numrit të votuesve nga 12 tetori në këto të ditës së sotme.

Dalja më e ulët është regjistruar në Prizren.

Rritje e lehtë  interesimit të qytetarëve për të votuar është shënuar në Mitrovicë të Jugut, Mamushë, Junik e Obiliq.

Rritja më e madhe e përqindjes së qytetarëve si pjesëmarrës në votime është regjistruar në Mamushë. Atje deri në orën 13:00 kanë votuar 40% e qytetarëve, ndërsa deri në orën e njëjtë në rundin e parë, votuan 35.89% e qytetarëve. Poashtu, Mamusha është komuna me pjesëmarrjen më të lartë edhe nga komunat e tjera në nivel vendi.

Edhe në Mitrovicën e Jugut, ka rritje të interesimit të qytetarëve për të votuar. Në rundin e parë dalja e qytetarëve deri në orën 13:00, ishte 16.98%, ndërsa në balotazh kjo shifër ka rritje për 1% apo 17.80% e totalit të qytetarëve.

Rritje të interesimit të qytetarëve për të votuar është regjistruar edhe në Junik. Në rundin e parë, deri në orën 13:00, votuan 27.26% e qytetarëve, ndërsa në ditën kur po mbahet balotazhi, deri në të njëjtën orë kanë votuar 28.39% e qytetarëve atje.

Ndërkohë në Prishtinë, në rundin e parë, deri në orën 13:00 dalja e qytetarëve ishte 19.20% por në balotazh kjo përqindje ka rënë në 17.57%.

Në Gjakovë, më 12 tetor deri në orën 13:00 votuan 14.12%, por kjo shifër sipas KQZ-së në balotazh është 10.65%.

Rënie e daljes në votime është regjistruar edhe në Gjilan. Në rundin e parë votuan 16.39% e qytetarëve, ndërsa në balotazh sipas KQZ-së, kanë votuar 13.69%.

Një rënie prej 2% është regjistruar edhe në Komunën e Fushë-Kosovës. Në rundin e parë deri në orën 13:00, votuan 18.34% e qytetarëve, ndërsa në balotazhin e 9 nëntorit, 16.92 e qytetarëve.

Rënie të interesimit të qytetarëve për të votuar deri në orën 13:00 është regjistruar edhe në Pejë. Nga 15% sa ishte në rundin e parë, tashmë në rundin e dytë dalja ka rënë në 11.24%.

Por, dalja më e ulët është regjistruar në Prizren. Vetëm 9% është dalja e qytetarëve deri në orën 13:00 nga rreth 12% sa ishte në rundin e parë të zgjedhjeve lokale.

Rënie prej 4% të daljes së qytetarëve është regjistruar edhe në Suharekë. Në balotazh deri në orën 13:00, kanë votuar 11.84% e qytetarëve, ndërsa në rundin e parë, votuan 15.37% e qytetarëve.

Dalje shumë më e vogël në përqindje, krahasuar me rundin e parë është shënuar edhe në Kllokot. Atje, në balotazh dhe deri në orën 13:00 kanë votuar vetëm 16% e qytetarëve, ndërsa në rundin e parë, dalja ishte deri në gati 30%.

Megjithatë, në raport me numrin e qytetarëve që kanë të drejtë vote, dalja në votime nuk duket të jetë e kënaqshme. Së paku deri në këto momente.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara