Baraliu: Qytetarët janë lodhur, e kanë humbur besimin – shpresoj sot liderët të gjejnë zgjidhje

Profesori universitar, Mazllum Baraliu, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e kuvendit, ka thënë se është momenti i fundit që partitë politike t’i japin fund “lojës teatrale”.

Sipas Baraliut, nëse deputetët nuk e kuptojnë mesazhin e Kushtetueses, “nuk mendojnë të jetojnë në këtë vend më”.

Ai shton se situata me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës “ka kaluar çdo kufi”.

“Përgjegjësia edhe vet Gjykata Kushtetuese ka përveç kompetentes juridike ka edhe atë politike në vendimet e saja. Pra përgjegjësia është politike, ekzistojnë nenet e parapara që thjeshtë të ndëshkohet politikisht shkelja, sepse ne kemi pas edhe më herët shkelje të Kushtetutës por nuk ka shkuar në burg, sepse kjo nuk është kjo drejtësi penale”, tha Baraliu.

Tutje, ai tha se shpreson që sot partitë politike në takimin e thirrur nga ora 16:00 nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të dalin me një qëndrim të përbashkët dhe ta gjejnë një zgjidhje.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara