Basha: Raporti policor e përjashton gjendjen e rrugës si shkak të aksidentit tragjik në autostradë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik të 14 qershorit në Autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”, ku humbi jetën një qytetare, duke thënë se raporti zyrtar i Policisë së Kosovës sqaron rrethanat e ngjarjes.

Basha ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimës dhe ka reaguar ndaj pretendimeve publike për shkaqet e aksidentit.

“Të dashur qytetarë, aksidenti tragjik i 14 qershorit në Autoudhën ‘Dr. Ibrahim Rugova’, ku humbi jetën një qytetare, na preku thellë të gjithëve. Edhe një herë, shpreh ngushëllimet më të thella për familjen dhe të afërmit e saj”, ka shkruar Basha.

Ai ka thënë se raporti zyrtar i Policisë së Kosovës tregon se aksidenti është shkaktuar nga humbja e kontrollit të automjetit.

“Sot, raporti zyrtar i Policisë së Kosovës tregon që në bazë të hetimeve profesionale, drejtuesi i automjetit e ka humbur kontrollin mbi veturën, duke goditur fillimisht sinjalizimin rrugor dhe më pas elementet mbrojtëse anësore”, ka deklaruar ai.

Sipas Bashës, raporti konstaton se të dy shiritat e qarkullimit kanë qenë të lirë për lëvizje dhe se gjendja e rrugës nuk ka ndikuar në shkaktimin e aksidentit.

“Këto janë gjetje zyrtare të organeve kompetente”, ka shtuar ai.

Ministri në detyrë ka kritikuar edhe deklarimet publike që, sipas tij, kanë tentuar ta përdorin rastin për qëllime politike.

“Le të jetë ky mësim për të gjithë se tragjeditë e tilla nuk duhet të përdoren për propagandë politike”, ka thënë Basha.

Në fund, ai ka përsëritur ngushëllimet për familjen e viktimës.

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara