Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Bashkatdhetarëve që kanë paguar primën e policës së sigurimit kur kanë hyrë në Kosovë, do t’iu kthehen paratë

Byroja Kosovare e Sigurimit, përmes një njoftimi ka bërë një sqarim për bashkëatdhetarët që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në lidhje me primin e sigurimit kufitar, për të cilin Qeveria u zotua se do ta mbulojë koston e policave të lëshuara deri në fund të këtij viti.

Tutje ky institucion sqaron se të gjithë qytetarët që kanë paguar primin e sigurimit për polica, mund të shkojnë në zyrën qëndrore të Byrosë, për kthim të mjeteve financiare.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar bashkëatdhetarë,

Sot përmes mediave jemi informuar se gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës, disa nga ju keni paguar primin e sigurimit kufitar për të cilin, përmes Marrëveshjes së Bashkëpunimit të datës 30.07.2020 Qeveria e Republikës së Kosovës është zotuar se do të mbuloj koston e këtyre policave të lëshuara deri me datë 31.12.2020.

Për shkak të kohës së shkurtë që kemi pasur në dispozicion për përshtatjet teknike dhe adaptimit të zbatimit të kësaj Marrëveshje, problemet teknike si kjo janë shfaqur vetëm tani dhe kjo veçse është trajtuar dhe rregulluar..

Të gjithë qytetarët që kanë paguar primin e sigurimit për policat e sigurimit të lëshuara sipas Marreveshjes së Bashkëpunimit të datës 30.07.2020, mund të vijnë në zyrën qendrore të Byrose Kosovare të Sigurimit për kthimin e primit të paguar. Telegrafi

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara