Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Bayerni siguron fitoren e dytë, ruan kreun e Bundesligës

Bayern Munihu fitoi me rezultatin 3:2 në transfertë ndaj Augsburgut në kuadër të javës së dytë në Bundesligë.

Bavarezët e nisën furishëm ndeshjen duke rrezikuar në dy raste me Luis Diaz dhe Michael Olise, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.

Gjithsesi, kaluan në epërsi më pas me Serge Gnabryn, i cili dërgoi topin në portën e zbrazët pas asistimit nga Harry Kane.

Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, Luis Diaz (48’) shënoi një gol fantastik për të dyfishuar epërsinë e bavarezëve (2-0).

Me të filluar pjesa e dytë e ndeshjes, Bayerni realizoi edhe golin e tretë me Olise (48’) i cili pas një veprimi individual mposhti portierin kundërshtar për 3-0.

Vendasit ia dolën të shënojnë në minutën e 51-të përmes Kristijan Jakic i cili nuk dështoi në situatën një për një kundër Manuel Neuer për 3-1.

Për t’i bërë gjërat më interesante u përkujdes Mert Komur i cili në minutën e 76-të realizoi për të ngushtuar edhe më tej rezultatin në 3-2 pas asistimit nga Jakic.

Sidoqoftë, kjo ishte e tëra çfarë Augsburgu mundi të bëjë në këtë sfidë pasi deri në fund Bayerni ia doli të menaxhojë mirë epërsinë për të marrë fitoren e radhës.

Pas dy ndeshjeve të para Bayerni kryeson me pikë të plota, Frankfurti ka po 6, por ka realizuar 2 gola më pak.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara