Bebe Rexha merr vëmendjen me imazhet e reja, duke vënë në fokus linjat e trupit

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, i ka të shpeshta paraqitjet atraktive në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka ndarë me fansat në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi të reja, në të cilat është dukur mjaft tërheqëse.

Ajo ka pozuar e veshur me një fustan të zi, materiali i së cilit ishte i zbukuruar me të qëndisura prej ari

Ky fustan i markës “Roberto Cavalli” e bënte bukuroshen shqiptare që të dukej mjaft joshëse në imazhet që ajo ndau me 10.7 milionë ndjekësit e saj në këtë platformë.

Rexha përndryshe në postimin e saj bëri të ditur se ndodhet në New York, ku ka udhëtuar nga Los Angeles për të parë prindërit e saj.

32-vjeçarja së fundmi u paraqit në filmin “Queepins” ku debutoi si aktore dhe roli i saj është pëlqyer shumë nga ata që e kanë ndjekur filmin.

Por anash këngëtarja shqiptare nuk e ka lënë as muzikën, pasi muaj më parë ajo nxori në shitje albumin e saj më të fundit, “Better Mistakes”.

E njëjta ka treguar se është duke punuar në muzikë të re dhe pritet që të sjellë shumë shpejt diçka të re për publikun

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara