Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Berat Buzhala: “Një garë fantastike për pushtetin lokal – kush mund të fitojë ku?”


Gazetari Berat Buzhala ka komentuar në rrjetet sociale mbi zhvillimin e deritanishëm të fushatës dhe debateve për zgjedhjet lokale. Ai ka vlerësuar se, për dallim nga zgjedhjet nacionale, gara për pushtetet komunale po shfaq energji, debat përmbajtësor dhe një kulturë më të lartë demokratike.

“Deri tash, fantastike gara për pushtetet komunale. Po i shikoj dy-tri debate në mbramje dhe shumica e tyre janë pa ofendime personale. Ka polemika përmbajtësore dhe me interes për qytetarët,” ka shkruar ai, duke shtuar se kryetarët po detyrohen të japin llogari për lejet ndërtimore dhe projektet zhvillimore.

Megjithatë, Buzhala kritikoi kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu, i cili sipas tij po i shpërfill kundërkandidatët. “Realistisht kjo është shpërfillje për qytetarët. Shpresoj që i hakmerret kjo arrogancë,” ka theksuar ai.

Analiza e subjekteve politike

Buzhala ka dhënë një pasqyrë të mundësive të partive kryesore:

  • PDK – pritet të ruajë bastionet si Ferizaji, Skenderaji dhe Vushtrria, por ka humbur terren në komuna ku dikur ka qenë shumë e fuqishme, si Podujeva dhe Suhareka. Në të kundërt, ka gjasa të rikthehet në Lipjan e të forcohet në Gjilan e Pejë.
  • LDK – trofeu kryesor sipas tij mbetet Prishtina, ku shanset për ta mbajtur janë më të mëdha se të tjerët, megjithëse të rrezikuara. Mund të rritet në Prizren e Suharekë, por jo sa për të fituar, ndërsa pritet të ruajë bastionet si Peja, Istogu, Juniku e Vitia.
  • LVV – shihet si “befasia e zgjedhjeve”, që mund të përfundojë me vetëm një komunë, por edhe të fitojë disa të reja. Komunat aktuale si Gjilani, Podujeva e Kamenica janë në rrezik, por mund të fitojnë Fushe Kosovën, Mitrovicën apo edhe Prishtinën.
  • AAK – pritet të ruajë me lehtësi bastionet tradicionale si Deçani, Gjakova, Suhareka e Rahoveci, si dhe të ketë gjasa të forta për Klinën. Sipas Buzhalës, Aleanca gjithmonë ka qenë më e suksesshme në zgjedhjet lokale.
  • Nisma – pritet të ruajë Malishevën si bastion.
  • PSD – sipas Buzhalës, ka shanse reale që këtë herë të marrë pushtetin në Kamenicë me kandidatin Qendron Kastrati dhe të fitojë rritje në Decan e Prishtinë.
  • Lista Serbe – do të mbajë të gjitha komunat me shumicë serbe.

“Energjia e lokaleve, shembull për nivelin qendror”

Në fund të analizës së tij, Buzhala shprehu dëshirën që edhe politika qendrore të kishte energjinë e fushatave lokale. “Kisha pasë dëshirë që edhe gara për nivelin nacional me e pasë energjinë e njëjtë, e jo kështu qysh ka degradu,” u shpreh ai. Me

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara