Gazetari i njohur Berat Buzhala ka ndarë në Facebook përshtypjet e tij pas një vizite në qytetin e Suharekës, duke vlerësuar lart punën e kryetarit të komunës, Bali Muharremaj.
“Tash i rashë me kerr nëpër Suharekë. Kryetari i kësaj komune Bali Muharremi meriton çmim prej Presidentes për mrekullinë që e ka bo në qytet.”
“Nuk ka asnjë qytet që ka ndryshu kaq shumë dhe kaq bukur në tetë vitet e fundit. I pastër, i ndriçume, me rrugë dhe trotuare të gjana.”
“Mos të harrojmë: që pesë vjet pushteti qendror e bllokon kudo që mundet (jo veç Suharekën).”
“Në anën tjetër bizneset e Suharekës që janë të shumta dhe të fuqishme kanë pasë rol të madh edhe në zhvillimin e Kosovës.”
“Suhareka ❤️”
Fjalët e Buzhalës janë një vlerësim publik për ndryshimin që ka përjetuar Suhareka në vitet e fundit.
