Besa Kuqi: Nga 100€ për të infektuarit me COVID-19 në Suharekë

Komuna e Suharekës me vendim për përkrahje me mjete financiare qytetarët e prekur nga Covid-19.

Asambleja komunale e Suharekës sot sapo ka aprovuar vendimin për ndarjen e këtyre mjeteve, ku për çdo qytetarë të prekur nga Covid-19 do të subvenciohen me nga 100€, ndërsa qytetarët që kanë humbur betejën me këtë virus, familjarët e tyre do subvencionohen me nga 200€, gjithmonë duke u bazuar në listat e pacientëve në testimet PCR të IKSHPK-së, ky vendim do vlejë që nga dita e shpalljes së pandemisë e deri në përfundimin e saj sipas vendimeve të institucioneve shëndetësore.

Për formën dhe mënyrë e aplikimit, do të i njoftojnë me kohë të gjithë qytetarët e prekur me Covid-19, sipas listës me testimet PCR të Instituti Kombëtarë të Shëndetësisë Publike

Te gjithe te prekurve nga Pandemia Covid 19 ju urojm sherim te plotë ndersa familjarëve qe kan humbur te dashurit e tyre ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta !
Respekto rekomandimet e IKSHPK-se

mbajemasken😷

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara