Bexhet  Kuqi kryeson listën e AAK-së për Asamblenë Komunale në Suharekë

Bexhet B. Kuqi do të jetë bartësi i listës zgjedhore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për Asamblenë Komunale në Suharekë në zgjedhjet e 12 tetorit.

Me një përvojë të dëshmuar si Kryesues i Kuvendit të Komunës në dy mandate të njëpasnjëshme, Bexheti ka treguar maturi politike, profesionalizëm dhe një vizion të qartë për ndërtimin e konsensusit institucional dhe ofrimin e rezultateve konkrete për qytetarët e Suharekës.

Kryetari aktual i Komunës dhe kandidati i AAK-së për mandatin e tretë, Bali Muharremaj, e ka vlerësuar lart figurën e Bexhet Kuqit si bashkëpunëtor të afërt politik dhe bashkëluftëtar të idealeve për çlirimin e Kosovës.

“Për mua, Bexheti nuk është vetëm një bashkëpunëtor i ngushtë në parti, ai është edhe bashkëluftëtar i idealit tonë të përbashkët për lirinë e Kosovës. Kemi ndarë sfida në kohë lufte dhe kemi ndarë përgjegjësi në kohë paqeje, gjithmonë me një qëllim, që të punojmë për të mirën e Suharekës dhe qytetarëve tanë”, ka deklaruar Muharremaj.

Ai ka theksuar gjithashtu se përkushtimi dhe përvoja e Bexhet Kuqit janë një garanci për vazhdimin e projekteve zhvillimore dhe avancimin e qeverisjes lokale.

Në këtë rast, AAK ka publikuar edhe certifikimin zyrtar të listës së kandidatëve të saj për Asamblenë Komunale, e cila përfshin figura të njohura nga profesione të ndryshme, duke synuar një përfaqësim të fuqishëm dhe gjithëpërfshirës në përbërjen e ardhshme të Kuvendit Komunal të Suharekës.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara