“Bima kufomën qëtu”/ Familja e Hamide Magashit nuk e besojnë se Sokol Halili është vetëvrarë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka konfirmuar se Sokol Halili ka vrarë vetën. Pas kësaj ashpër kanë reaguar familjarë të të ndjerës, Hamide Magashi. Motra e saj është dëgjuar duke folur, ajo thotë se nuk beson se dorasi e ka vrarë vetën.

E njëjta në një audio që e ka siguruar Insajderi, dëgjohet duke thënë “Ministria le të ma sjell kufomën këtu”.

“Qitmi ti mu faktet, faktoma, qite qetu para meje, du me ja pa foton unë, qat xhenaze bima ti mu qetu, le të më thotë qaj ministër mua nërsy që e ka vra veten, le të ma bjen kufomën e tij qetu, kqyre qa I bëjë, mua më thuje nërsy”, ka thënë ajo derisa shton se nuk ka ministër sepse po të kishte sipas saj motra e tyre nuk do të ishte e vdekur sot.

Mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e Gjinekologjisë, Sokol Halilit me armë zjarri ia mori jetën bashkëshortes, Hamide Magashit dhe foshnjës që pritej të vinte në jetë.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara