Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Blerim Kuçi: “28 Nëntori është ditë nderimi, bashkimi dhe përgjegjësie kombëtare”


Me rastin e 28 Nëntorit, ish-ministri dhe ish-kryetari i Komunës së Suharekës, Blerim Kuçi – njëkohësisht komandant i Brigadës 123 gjatë luftës – ka ndarë disa fotografi të datës 28 nëntor 1998, duke kujtuar një nga ditët e rëndësishme të historisë së brigadës dhe të luftës çlirimtare.

Ai ka theksuar se këto imazhe epike janë një përkujtim i brezave që kanë shkruar kapitujt e lavdisë shqiptare, nga koha e Skënderbeut, te akti historik i shpalljes së pavarësisë nga Ismail Qemali, e deri te flijimi i përjetshëm i Adem Jasharit dhe dëshmorëve të tjerë.

Kuçi ka bërë thirrje që vëmendja sot të jetë e përqendruar tek të rinjtë, duke nënvizuar se e ardhmja e Kosovës ndërtohet përmes dijes, punës dhe bashkëpunimit. Ai ka theksuar se vendi ka potencial të jashtëzakonshëm dhe kërkon djem e vajza që guxojnë të ëndërrojnë e të kontribuojnë në zhvillimin e shtetit.

Në mesazhin e tij, ai ka shtuar se 28 Nëntori duhet të jetë ditë bashkimi për të gjithë shqiptarët, ditë falënderimi për sakrificat e paraardhësve dhe ditë kujtese se secili bart një pjesë të përgjegjësisë për kombin dhe flamurin.

Në fund, ai ka uruar të gjithë qytetarët për festën e 28 Nëntorit.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara