Komandanti i Brigadës 123, Blerim Kuqi, bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e 17 shkurtit
Komandanti i Brigadës 123, Blerim Kuqi, ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar për 17 shkurt, duke e cilësuar atë si një protestë për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.
Në mesazhin e tij, Kuqi thekson se më 17 shkurt “aty do të jemi, dhe ju ftojmë të jeni”, duke ftuar qytetarët që të dalin në mbrojtje të asaj që ai e quan “vlera më e madhe historike” e kombit shqiptar në historinë moderne.
“UÇK-ja është vlera më e madhe historike që ka kombi ynë, së paku në historinë moderne. Mos u hamendni, mos u hutoni. Dilni në mbrojtje të këtij margaritar historik kombëtar”, thuhet në thirrjen e tij.
Protesta e 17 shkurtit pritet të mbahet në Prishtinë, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar pjesëmarrje të gjerë qytetare në Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

