Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse zbatohet modeli i Kosovës

Një analizë e publikuar nga Bloomberg ka vlerësuar se plani i paqes prej 20 pikash i propozuar për Gazën mund të ketë sukses vetëm nëse mbështetet në modelin që u zbatua në Kosovë pas luftës së vitit 1999. Sipas artikullit, krijimi i një force ndërkombëtare të sigurisë, të ngjashme me KFOR-in e udhëhequr nga NATO, do të ishte mënyra më e efektshme për të garantuar stabilitet dhe për të parandaluar kthimin e konfliktit.

Në analizë thuhet se përvoja e Kosovës tregon se pa një prani ndërkombëtare të qëndrueshme në terren, asnjë marrëveshje paqeje nuk mund të mbijetojë. Modeli i KFOR-it, që për më shumë se dy dekada ka ruajtur rendin dhe sigurinë në Kosovë, paraqitet si shembull i suksesit për mënyrën se si mund të funksionojë një strukturë ndërkombëtare paqeruajtëse.

Bloomberg vlerëson se në rastin e Gazës, krijimi i një force të tillë me mandat të qartë dhe përfshirje të fuqive ndërkombëtare do të ishte vendimtar për zbatimin e çdo marrëveshjeje të ardhshme. Pa një mekanizëm të sigurisë dhe kontrollit të situatës në terren, çdo plan politik mbetet vetëm në letër.

Analistët që citohet në artikull theksojnë se modeli i Kosovës është shembulli më i afërt se si mund të ndërtohet një tranzicion nga lufta në paqe, me kombinimin e sigurisë ndërkombëtare dhe mbikëqyrjes politike. Për këtë arsye, përmendin se “nëse Gaza dëshiron paqe të qëndrueshme, duhet të mësojë nga përvoja e Kosovës”.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara