Brahim Kukaj, zëri i qytetarëve aktivë – kandidon me nr. 28 në listën e LDK-së për Asamblenë Komunale

Në listën zyrtare të kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Asamblenë Komunale në Suharekë, me numrin 28, gjendet emri i Brahim Kukajt, i propozuar nga nëndega e fshatit Gelancë – një emër që përfaqëson vlera të qëndrueshme familjare, përvojë menaxheriale dhe lidhje të drejtpërdrejtë me qytetarin.

Me mbi 15 vite punë si menaxher në sektorët e sigurimeve dhe shëndetësisë, Kukaj ka qenë çdo ditë pranë njerëzve, duke ndarë me ta sfidat, nevojat dhe përgjegjësinë. Kjo përvojë e ka ndihmuar të kuptojë realitetin jo nga distanca, por nga kontakti i përditshëm me qytetarë të profileve të ndryshme.

Ai ka një profil të balancuar – me arsim në drejtimet teknike dhe juridike, të kombinuara me përvojë praktike në menaxhim. Kjo e bën atë kandidat të përgatitur për të adresuar çështje konkrete në qeverisjen lokale, duke sjellë në tavolinën e vendimmarrjes mendësi organizative, pragmatizëm dhe integritet.

Kukaj është gjithashtu i lidhur ngushtë me biznesin lokal, e njeh mirë mungesën e përkrahjes institucionale dhe sfidat me të cilat përballen afaristët në Suharekë. Ai synon të jetë zëri i tyre në Asamble, për të luftuar burokracinë, për të kërkuar më shumë infrastrukturë dhe për të krijuar kushte më të mira për zhvillim ekonomik.

I qëndrueshëm, familjar dhe i përkushtuar, Brahim Kukaj hyn në këtë garë me bindjen se përfaqësimi nuk duhet të jetë formalitet, por mision për të sjellë ndryshime të prekshme dhe për të mbrojtur interesin e përgjithshëm.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara