Bulëza Kuçi, nr. 3 në listën e LDK-së për Asamblenë Komunale – zëri i arsimit, barazisë dhe përvojës politike

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përfshirë në listën e saj për Asamblenë Komunale të Suharekës një ndër emrat më të përkushtuar në jetën publike dhe arsimore – Bulëza Kuçin, e cila mban numrin 3 në listë.

Bulëza ka një përvojë të gjatë në politikë, me dy mandate si asambleiste dhe një kandidaturë për deputete në vitin 2021. Ajo është kryetare e Forumit të Gruas në Suharekë dhe aktive në politikë që prej 22 vitesh. Me arsim të lartë në Kimi–Fizikë dhe dy diploma Master, ajo ka ndërtuar një profil të fortë profesional dhe qytetar.

Në këtë garë, Bulëza Kuçi përfaqëson vlerat e dijes, përkushtimit dhe barazisë, me fokus të veçantë në arsimin cilësor, fuqizimin e gruas dhe përfshirjen aktive të qytetarëve në vendimmarrje.

Me nr. 3 në listën e LDK-së, ajo kërkon mbështetjen për të vazhduar angazhimin e saj të palëkundur për Suharekën.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara