Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Çfarë duhet të realizohet brenda 4 vjetëve? Lista e premtimeve të Bali Muharremajt

Premtimet e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, për mandatin e tij të tretë qeverisës janë bërë publike nga Instituti GAP, i cili ka përmbledhur zotimet elektorale të dhëna për periudhën katërvjeçare të qeverisjes lokale.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti GAP, këto premtime janë të planifikuara të realizohen përgjatë gjithë mandatit dhe aktualisht asnjëra prej tyre nuk ka nisur ende, pasi qeveria komunale ende nuk është formuar.

Administratë

Në fushën e administratës është paraparë një premtim, që lidhet me barazinë gjinore në udhëheqje, ku është zotuar që 40 deri në 50 për qind e drejtorive komunale të udhëhiqen nga gra.

Arsim

Instituti GAP evidenton gjithsej 12 premtime në sektorin e arsimit, përfshirë:

  • Pajisjen e shkollave me laboratorë
  • Ndërtimin e sallave sportive
  • Rritjen e subvencioneve për bursa
  • Avancimin e shkollave me teknologji të reja
  • Hapjen e një qendre inovative për të rinjtë
  • Ndërtimin e çerdhes në fshatin Bllacë
  • Ndërtimin e çerdhes në rrugën “Reçani” me kapacitet prej 140 fëmijëve
  • Ndërtimin e shkollës në fshatin Nëpërbisht
  • Ndërtimin e shkollës “7 Marsi”
  • Përfundimin e shkollës në Samadraxhë
  • Zbatimin e mësimit tërëditor në tri shkolla si projekt pilot nga viti 2026
  • Vazhdimin e ndërtimit të shkollës në Vraniq

Infrastrukturë

Në sektorin e infrastrukturës janë listuar pesë premtime, që përfshijnë:

  • Studimin e fizibilitetit për ngrohjen qendrore të qytetit
  • Ndërtimin e stacionit të autobusëve me rreth 400 parkingje nëntokësore
  • Zgjerimin e rrjetit të kanalizimit në fshatin Bukosh me së paku 5 km kanalizim të ri
  • Ndërtimin dhe zgjerimin e kanalizimit në Samadraxhë
  • Ndërtimin dhe zgjerimin e kanalizimit në Mushtisht

Shëndetësi

Në fushën e shëndetësisë, sipas Institutit GAP, është paraparë ndërtimi i objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Shërbime Publike

Janë identifikuar tre premtime, përfshirë:

  • Investime në shëtitore dhe parqe të vogla në disa fshatra
  • Ndërtimin e objektit të zjarrfikësve me vlerë rreth 850 mijë euro
  • Ndërtimin dhe operacionalizimin e objektit të kompanisë “Eko-Theranda”

Sport

Në sektorin e sportit, GAP ka regjistruar dy premtime kryesore:

  • Ndërtimin e stadiumit të qytetit
  • Ndërtimin e pishinës gjysmë olimpike

Instituti GAP thekson se këto janë zotime të planifikuara për t’u realizuar brenda mandatit katërvjeçar, ndërsa dinamika e zbatimit të tyre pritet të bëhet e qartë vetëm pas formimit të qeverisë komunale dhe miratimit të planeve konkrete të punës.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara