Çfarë ndodh nëse vendimi i presidentes për shkarkimin e Dakës dërgohet në Kushtetuese? Flet Enver Hasani


Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se as kjo instancë gjyqësore nuk mund ta arsyetojë vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e ish-kryetares së KQZ’së, Valdete Daka, andaj e ka konsideruar të paligjshme.

“Është shkelje e pastër Kushtetuese. Parametri kushtetues është kushtetuta jonë. Po qe se shkon në kushtetuese, Gjykata Kushtetuese kurrë nuk mund ta arsyetojë se shkarkimi i kryesueses së KQZ’së mund të bëhet nga presidentja siç e ka bërë presidentja e Kosovës”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

Ndërkaq, për arsyetimin e presidencës për shkarkimin e Dakës, njohësi i çështjeve dhe juridike ka thënë se është përdorur gjuhë jo-profesionale.

“Që ta kemi të qartë, asnjë komeptencë e presidentit të Kosovës dhe presidentëve që kanë sistem të ngjashëm me ne, nuk kanë kompetencë ekzekutive, të gjitha janë zingjirore. Kushtetuta e thotë shumë mirë se presidenti ka të drejtë vetëm për të emëruar kryesuesin e KQZ, që do të thotë për të aminuar zgjedhjen e bërë nga Apeli ose Supremja e Kosovës”, tha Hasani. /Gazeta Express

a

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara