Çfarë tha mediumi më i madh zviceran për Xhakën dhe Shaqirin?

Kosova ka arritur një barazim të në fundin e ndeshjes ndaj Zvicrës me rezultat 2-2 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

E mediumi i njohur zviceran, “Blick” ka kritikuar ashpër dyshes shqiptare të Zvicrës, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.

“U fol shumë para kësaj ndeshjeje. Për lidhjet mes Kosovës dhe Zvicrës. Për faktin se në kombëtaren e Zvicrës luajnë lojtarë me rrënjë nga Kosova. U fol shumë. Por sporti u diskutua vetëm pak paraprakisht”.

“Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, i bëri thirrje ekipit të tij, tifozëve dhe mediave një ditë më parë: Le të jemi miq para dhe pas. Por në fushë, si në çdo ndeshje, shkojmë për tri pikë”, e nis artikullin Blick.

“Ndryshe nga Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka të zbehtë, Freuler mund të përqendrohet vetëm në sport para ndeshjes”, ishte kritika e Blick për dy yjet e tyre.

Freuler ishte vendimtar në dy golat e shënuar të Zvicrës, duke pasur paraqitje të mirë.

E pas ndeshjes, Granit Xhaka kritikoi paraqitjen e ekipit të tij, duke thënë se nuk ishin të koncentruar.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara