Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Çfarë thuhet në dy nenet e ligjit për UÇK-në që po e kundërshtojnë ambasadat?

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është kundër miratimit të Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së në Kuvend, meqë sipas tyre në formën si është shkruar, cenon të drejtën e lirisë së fjalës dhe është edhe kundër frymës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka bërë dy reagime lidhur me një projekt-ligj të tillë të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës e të përkrahur edhe nga Qeveria e Avdullah Hotit.

Megjithatë, kreu i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, në një bisedë telefonike në RTV Dukagjini në emisionin “Debat”, ka thënë se për amerikanët janë problematike vetëm dy nga nenet e projektligjit.

Siç ka rrëfyer Gucati nga takimi që ka pasur me Philip Kosnett, Neni 5 dhe Neni 9 janë të papranueshëm.

“Me ambasadorin kam biseduar 1 orë e 15 minuta. Ai është një djalë i dëshmorit që i çmon vlerat e luftës. Ambasadori i Amerikës, Kosnett ka qenë kundër Nenit 5 dhe Nenit 9, asnjë nen tjetër ambasadori amerikan në takimin me mua nuk e ka kundërshtuar. Edhe këshilltari i tij në dy biseda virtuale që i kam pasur e ka pasur të njëjtin mendim për Nenin 5 dhe Nenin 9”, ka thënë Gucati.

Gucati thotë se në takimin e gjatë që ka pasur me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Kosnett i ka thënë se që Neni 5 i Projektligjit për UÇK-në e cenon fjalën e lirë.

Por çfarë thuhet saktësisht në Nenin 5 dhe 9 të Projektligjit.

Neni 5 specifikon se “çdo zyrtar publik dhe qytetar i Republikës së Kosovës detyrohet ti respektoj dhe mbroj vlerat e luftës të përcaktuara me këtë ligj në çdo kohë dhe çdo rrethanë brenda dhe jashtë vendit”.

Vlerat e luftës në këtë Projektligj janë specifikuar në Nenin 3, dhe mos respektimi i tyre sipas Nenit 9 mund të sanksionohet edhe me burg, meqë Neni 9 thotë se “shkelja e dispozitave të këtij ligji sanksionohet sipas legjislacionit në fuqi.

GazetaBlic

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara