Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Çka ka, çka s’ka?/ Reagimi i ashpër i deputetes Kica-Xhelili – ka një mesazh për LVV!

Deputetja nga radhët e LDK, Doarsa Kica Xhelili përmes një postimi në Facebook ka reaguar ashpër në lidhje me ngjarjet e fundit në vendin tonë.

Kica filloi me vjedhjen e mostrave të rastit Dehari, e pastaj edhe vrasjen e gruas shtatzëne, përcjell “Bota sot”.

Deputetja akuzon Ministren e Drejtësisë për mosndëshkimin të këtyre rasteve.

Duket që në vend të punës në zbardhje të rasteve, reformave efektive e kërkimit të përgjegjësisë së mirëfilltë, do të ‘vetëkënaqen’ edhe një kohë me të kaluarën sepse dy vitet që shkuan ky vend po jeton në realitete paralele, atë të përgjithshmin, dhe atë që shpërfaq Lëvizja Vetëvendosje”, përmbyll deputetja.

Postimi i plotë

Çka ka çka s’ka?

Ka vjedhje të mostrave të rastit të Astrit Deharit. Ministrja e Drejtësisë, e NJËJTA që para një kohe për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë tha “Jap dorëheqje në momentin që gjeni përgjegjësi individuale apo të tërthortë”, sot shfajësohet.

Ministrja, tha, janë fshirë xhirimet nga kamerat. Pse, sa kohë të qenka dashur ta kuptosh që të janë vjedhur mostrat? Pra çka ka? Ka papërgjegjësi, dhunë morale e etike e keqpërdorim brutal të rasteve individuale që kanë prekur e vazhdojnë të prekin emocionet më të thella e brishta njerëzore për diskurse të gërditshme politike.

Çka tjetër?

Ka gjykim PUBLIK nga Kryeministri i Kosovës dhe akterë tjerë në qeveri të rastit të fundit në Shtërpcë. Gjykim publik të një pjesëtari të FSK-së pa u zbardhur rasti nga drejtësia. E çka ndodh nëse i dyshuari del të jetë viktimë e një sulmi të planifikuar e vetmbrojtje? Me gjasë e përmbyllin me një fotografi me lavde e kushtime fiktive.

A ka edhe më? Sa të duash.

Ka ndërhyrje flagrante në drejtësi nga akterë institucional. Ka këshilltarë të Ministrisë së Drejtësisë që publikisht gjykojnë palë të proceseve gjyqësore për raste që po gjykohen e nuk janë përmbyllur. Akterë që s’e kanë as idenë më të vogël çka nënkupton ndarja e pushteteve e duan ndërkohë në emër të reformave të thella t’i pavarësojnë tutje këto institucione pa e pasur të qartë as për vete konceptin e pavarësisë institucionale.

A është kjo e gjitha? Jo. Ka ende shumë. Vetëm muajin që shkoi. Por duket që në vend të punës në zbardhje të rasteve, reformave efektive e kërkimit të përgjegjësisë së mirëfilltë, do të ‘vetëkënaqen’ edhe një kohë me të kaluarën sepse dy vitet që shkuan ky vend po jeton në realitete paralele, atë të përgjithshmin, dhe atë që shpërfaq Lëvizja Vetëvendosje.

Çka ka çka s’ka? Paaftësi e kamuflim të saj.

E halli, ku? Ku nuk mban më.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara