Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

“Çohu e m’shiko n’sy”, poezia prekëse e vëllait të mjekut nga Gjakova që vdiq në aksident

“Çohu e m’shiko n’sy”, poezia prekëse e vëllait të mjekut nga Gjakova që vdiq në aksident

Si pasojë e lëndimeve të marra, nëntë ditë më parë ndërroi jetë mjeku i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, Mentor Salihi, i cili ishte brenda autoambulancës që u aksidentua më 30 qershor të këtij viti në Gjakovë.

Vëllai i të ndjerit, Selim Salihi, ia ka kushtuar Dr. Mentorit një poezi të dhimbshme, që kujton vëllain e vogël shumë krenar. 

Në të njëjtin askident, i vdekur kishte mbetur edhe drejtuesi i autoambulancës, Skofiar Gjini.

Poezia e plotë e Selimit e shkruar për të ndjerin, Dr. Mentor Salihi:

Sa e errët dita pa ty,

Qohu vlla e m’shiko n’sy.

Thuja vllaut nja dy fjalë,

Shtatin tokës pse ja ke falë

Ata sy pse ja dhe qiellit,

Me atë shikim si rreze t’diellit .

Kur e shihje vdekjen në sy,

Cila kang t’bante shoqni,

Cili hero t’binte ndërmend,

Që nga vdekja s’tla me u tremb.

Pa ma thuaj vlla ni fjalë,

Kur i rrije vdekjes përballë,

Për kë në botë ti ndjeje mallë.?

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara