Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Daja flet pas fitores ndaj Prishtinës: Luajtëm mirë, mungesat nuk u vërejtën fare

Ballkani ka arritur të marrë tri pikë të reja në kampionat, pasi ka mposhtur para tifozëve vendas Prishtinën me rezultat të pastër 2-0.

Ermal Krasniqi lëshoi rast të artë për të shënuar duke humbur penalltinë, por pastaj u gjend në listën e realizatorëve së bashku me Blend Baftiun.

Pas ndeshjes trajneri i Ballkanit, Ilir Daja është shprehur shumë i lumtur me fitoren e arritur, duke thënë se kanë bërë një pjesë të parë shumë të mirë.

“Po kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë duke krijuar shumë raste, pavarësisht se kemi pasur një kundërshtar që vinte nga disa rezultatet pozitive”.

“E rëndësishme ishte fitorja, pasi kemi pasur shumë mungesa si me kartonë edhe me lëndime, por këtu kemi edhe një ekip të dytë që nuk u vërejtën mungesat”.

“Sigurisht që çdo ndeshje të jep besim më të madh, pasi po vazhdojmë ecurinë e rezultateve pozitive. Jemi fokusuar të gjithë së bashku pasi çdo ndeshje e kemi si finale dhe kemi entuziazmin dhe së bashku do të vazhdojmë”, u shpreh Daja.

Pas 29 xhirove, Ballkani zë vendin e parë me 63 pikë tetë më shumë se Gjilani në vendin e dytë.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara