Daku flet nëse mund të zëvendësojë Muriqin te Kosova!

Mirlind Daku gjatë duelit ndërmjet Kosovës U21 dhe Austrisë U21 | Fotografi e realizuar në stadiumin “Fadil Vokrri” nga Shpend Ahmeti

Mungesat e mëdha në Përfaqësuesen e Kosovës, sidomos në repartin ofansiv, kanë bërë që të shikohen alternativat e mundshme për t’i zëvendësuar futbollistët që nuk janë në dispozicion për selektorin Bernard Challandes, shkruan Gazetasheshi.com.

Njëri nga emrat e mundshëm që mund t’i bashkohen ekipit A të Kosovës është edhe sulmuesi në top formë i FC Ballkanit, Mirlind Daku, i cili në këtë fillim sezone në kampionatin elitar të futbollit kosovar ka shënuar 10 gola për vetëm pesë ndeshje.

Anëtari i shpresave U21 të Kosovës ka folur në konferencë për media pas seancës stërvitore të së hënës (12 tetorit), teksa ka deklaruar se është i gatshëm për ndonjë ftesë nga selektori Challandes.

“Kur vëmendja është te një lojtarë për ta ftuar në Përfaqësuese normalisht që rritet motivi për të punuar edhe më shumë. Unë jam i gatshëm për ta pritur ftesën dhe pse jo të ftohem në ndeshjet e radhës”, deklaroi Daku.

Daku ka realizuar gjithashtu një gol në eleminatoriet e ekipit U21 të Kosovës për kampionatin evropian të vitit 2021, i cili do të mbahet në Hungari dhe Sllova.

Kosova U21 ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Andorrës në “Fadil Vokrri”.

/Gazeta Sheshi/

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara