Dalin në shitje biletat për përballjen mes Zvicrës dhe Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në basketboll do ta vazhdojë nesër ëndrrën për të siguruar kualifikimin në Eurobasket 2025.

Me fillim nga ora 18:00, “Dardanët” do të zhvillojnë ndeshje si mysafirë ndaj Zvicrës në Fribourg.

Basketbollistët tanë kërkojnë përkrahje në Zvicër, duke ditur se në shtetin helvetik jetojnë një numër i madh i shqiptarëve.

Po ashtu, kjo është hera e parë që Kosova luan në Zvicër.

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë të ditur se biletat e ndeshjes kanë dalë në shitje dhe mund të blihen në faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Zvicrës.

“Biletat kanë dalë në shitje dhe mund të blihen në uebfaqen zyrtare të Federatës zvicerane të basketbollit, ndërsa FBK fton shqiptarët të vijnë në numër sa më të madh për të përkrahur basketbollistët e Kosovës”, shkroi FBK në “Facebook”.

Në përballjen e parë që u zhvillua mes këtyre dy kombëtareve në Prizren, Kosova e mposhti Zvicrën me rezultat bindës 76:49.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara