Dalin pamjet e përleshjes në Kuvend

KOHA ka siguruar videon nga kamerat e sigurisë në hollin e Kuvendit të Kosovës, ku të martën pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme pati një përleshje.

Nga pamje shihet se deputetët e LDK-së Arben Gashi, Kujtim Shala e Doruntina Maloku presin te dera e sallës së mbledhjes. Me të dalë nga aty Gazmend Gjyshinca i Vetëvendosjes, pamjet tregojnë që rrethohet nga ana e deputetëve të LDK-së. Po ashtu, shihet kur Gjyshinca goditet nga ana e Arben Gashit.

Për detajet e tjera rreth hetimeve mund të informoheni në orën 19.00, në edicionin qendror të lajmeve në KTV.

Gjatë ditës së djeshme, VV-ja akuzoi deputetët e LDK-së se e sulmuan Gjyshincën, mirëpo këtë e mohuan Gashi e Shala. Madje, Gashi e Shala thanë se ekzistojnë kamerat e sigurisë dhe se ato mund të tregojnë të vërtetën.

https://youtu.be/sBcW91EewMk

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara