Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

‘Dardanët’ nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Sllovenisë: Udhëtojmë më të motivuar se kurrë

Grupi i tifozëve të Kosovës, “Dardanët”, kanë bërë një njoftim të rëndësishëm para ndeshjes së madhe të 15 nëntorit ndaj Sllovenisë, që do të luhet në Lubjanë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm.

Në komunikatën e tyre, “Dardanët” theksojnë se në këtë përballje do të udhëtojnë “më të motivuar se kurrë dhe më me besim se çdoherë tjetër”, duke e konsideruar takimin si një ditë të madhe për kombëtaren e Kosovës.

Në lidhje me biletat, tifo-grupi ka bërë të ditur se në shpërndarjen e tyre do të ketë përparësi për tifozët që kanë qenë të pranishëm në ndeshjet e kaluara si mysafirë, duke vlerësuar kontributin e tyre të vazhdueshëm në çdo cep të Evropës.

“Për respekt të mundit, pasionit dhe sakrificave që kanë treguar për ta përkrahur Kosovën kudo, pavarësisht rezultateve, mundësia e parë për t’u pajisur me biletë është e drejtë t’u takojë atyre”, thuhet në njoftim.

Pas tyre, radha do t’u takojë anëtarëve të tjerë të grupit për biletat që mbeten në dispozicion.

“Dardanët” kanë ftuar të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret të paraqiten në fanclub-in në Prishtinë, për t’u koordinuar rreth udhëtimit drejt Lubjanës, që sipas tyre pritet të jetë “triumfal, historik dhe i paharruar”.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara