Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar ashpër ndaj partive opozitare, veçanërisht ndaj PDK-së dhe AAK-së, të cilat sipas saj, nuk e treguan guximin për t’u përballur me Listën Serbe gjatë seancës së sotme.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Mihali shkroi:
“Gjithë ditën gojën plot UÇK, Haga, komandatë, por aty ku dëshmohet kjo pra në Kuvend, nuk patën dorë me ngrit kundër Listës Serbe, as PDK as AAK. Këta jeni ju. Tradhtarë të vetes tuaj.”
Reagimi i saj vjen në një ditë kur u zgjodhën nënkryetarët e Kuvendit, duke i hapur rrugë formimit të institucioneve të reja. Sipas Mihalit, qëndrimi i këtyre partive tregon një mungesë koherence mes retorikës patriotike dhe veprimeve konkrete në institucionet e vendit.