Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Delegacioni nga Zvicera, ka vizituar punimet në rregullimin e ujësjellësit në Reçan

Delegacioni nga Zvicera, ka vizituar punimet në rregullimin e ujësjellësit në Reçan
Projekti i përbashkët i cili po realizohet me bashkëfinancim nga CDI – Qeveria Zvicerane, Hidroregjioni Jugor dhe Komuna e Suharekës, rregullimi i ujësjellësit në fshatin Reçan, ishte pjesë e Agjendës së delegacionit nga Zvicera, përkatësisht Kryetarës së Këshillit Kombëtar Zviceran, Isabelle Moret e cila shoqërohej edhe nga Ambasadori i po këtij shteti në Kosovë z.Thomas Kolly dhe disa deputetë të Këshillit Kombëtar Zvicëran. Ata kanë vizituar punimet në rregullimin e ujësjellësit të këtij fshati. Me këtë rast kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, ka thënë se ky projekt është pjesë e investimeve të projektit madhor për tri fshatra të Komunës sonë ndërsa vlera e projektit është 498,000 euro. Shumë shpejt do të kemi investime edhe në përmirësimin e gjendjes me furnizim të ujit në rrugën “Xhavit Sylaj”. Në emër të banorëve të fshatit, delegacionin nga Zvicera, Hidroregjionin dhe Komunën e ka falënderuar kryetari i fshatit Asllan Veselaj.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara