Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Dëm kolosal nga zjarri në Sallagrazhdë – digjet stalla, traktorë, pajisje e ushqim për bagëti – dëmet 200 mijë euro

Një incident i rëndë zjarri është raportuar të shtunën në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës, ku një vatër zjarri ka përfshirë një zonë të tërë bujqësore dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda emergjencës bëjnë me dije se ankuesi, Ardit Aliaj, ka njoftuar Policinë rreth pas 14:00 për zjarrin që kishte përfshirë stallën e bagëtive dhe hapësirat përcjellëse të ekonomisë së tij.

Sipas deklarimeve të tij, si pasojë e flakëve janë djegur: stalla e kafshëve, pajisjet për mjelje dhe ato përcjellëse, një traktor bujqësor, sasi e konsiderueshme ushqimi për bagëti, depoja me rezervat ushqimore.    

Vlera e dëmeve sipas ankuesit llogaritet të jetë rreth 200 mijë euro.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore, eksperti i zjarreve dhe prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit rasti është iniciuar dhe është deleguar për hetim tek Hetimet Rajonale.

Ndërkohë, për shkak të gjendjes së rënduar emocionale të ankuesit dhe zhvillimit aktiv të zjarrit, raporti zyrtar nuk ishte dërguar menjëherë.

Hetimet për këtë rast janë në zhvillim.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara