Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Deputeti i LDK-së: Studentët ende s’i kanë marrë 100 euro, dalin pak ditë para balotazhit

Para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, qeveria në detyrë e Kosovës ndau 26 milionë euro për studentët, duke thënë se secili prej tyre do të përfitojë 100 euro. Kjo nga shumëkush u pa si instrumentalizim i buxhetit shtetëror kryekëput për zgjedhje, por ato para ende s’kanë dalë, siç kujtoi edhe një deputet i Kuvendit..

Për mosekzekutimin e këtyre 100 eurove, deputeti i LDK-së, Paris Guri, bëri një parashikim interesant, duke thënë se këto mjete do të dalin afër datës së raundit të dytë të zgjedhjeve.

“Qeveria ende nuk i ka ekzekutuar 100 eurot për studentët. Mbajeni në mend ato do të dalin pak ditë para balotazhit”, shkroi Guri me ironi në Facebook.

Qeveria vendimin e mori para 12 tetorit, por këto përfitime për studentët ende nuk janë ekzekutuar. Data e balatazhit është 9 nëntori.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara