Deputetja e AAK-së i reagon Korenicës, e kritikon se po e riaktualizon çështjen e shamisë meqë do të marr vëmendje

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, i ka reaguar kolegut të saj deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Visar Korenica, pasi ky i fundit ka thënë se s’do të marrë pjesë në votimet në Kuvend deri të kthehet në shkollë një vajzë me shami nga qyteti i Pejës.

Bytyqi e ka kritikuar Korenciën se po e ngre zërin me vonesë, duke ia kujtuar ndryshimet për Udhëzimin Administrativ që Lëvizja Vetëvendosje i ka premtuar.

Deputetja e AAK-së ka aluduar se Korenica e ka aktualizuar pikërisht këtë temë, meqë e di që do të marrë vëmendje.  

“Ok, krejt në rregull Visar, por ku ishe ti që sa vjet për të fol e ngritur zërin për ndalesën nëpër shkolla që u është bërë vajzave me shamia vazhdimisht pikërisht për shkak të udhëzimit që partia jote ka premtuar se do të bëjë ndryshime. Apo, duke e pas të qartë shumë mirë se një temë si kjo merr gjithmonë vëmendje, e paske filluar fushatën qysh tash. Pse nuk veprove edhe më herët kështu? Mundësinë e ke pas por thjesht nuk të ka interesu, deri sot, sigurisht!”, ka shkruar Bytyqi

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara