Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Dështoi për herë të dytë Rregullorja për bonuset e zonimit në Suharekë – zhgënjim nga ndërtimtarët

Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Komunale të Suharekës, nuk u arrit miratimi i Projekt-Rregullores për bonuset e zonimit, për të dytën herë me radhë. Kjo rregullore, e propozuar nga Drejtoria e Urbanizmit, kishte për qëllim të krijonte një bazë ligjore për shpronësime dhe hapjen e rrugëve të reja, si dhe rritjen e koeficientit të ndërtimit për kompanitë ndërtimore në zona të caktuara.

Sipas autoriteteve komunale, miratimi i këtij dokumenti do të kishte ndikuar pozitivisht në zhvillimin urban dhe ekonomik të Suharekës, duke sjellë përfitime të ndërsjella si për institucionin, ashtu edhe për qytetarët.

Megjithatë, në seancën e fundit:

AAK votoi pro, duke mbështetur rregulloren me 14 vota, ndërsa LDK, Vetëvendosje dhe një anëtare e PDK-së votuan kundër, duke e rrëzuar me gjithsej 16 vota kundër, nuk pati asnjë abstenim.

Ky vendim ka shkaktuar zhgënjim të thellë te një pjesë e ndërtimtarëve lokalë, të cilët thonë se mungesa e kësaj rregulloreje po i mban peng projektet ndërtimore që kanë qenë në pritje prej kohësh. Sipas tyre, kjo po ndikon negativisht në ritmin e zhvillimit infrastrukturor dhe në klimën e investimeve në komunë.

Refuzimi i këtij dokumenti për herë të dytë shihet si pasojë e përplasjeve politike brenda Asamblesë, të cilat po mbajnë peng nisma të rëndësishme për të ardhmen urbane të Suharekës.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara