Detaje ekskluzive: Pesë persona të armatosur me AK-47 dyshohen për grabitjen – sigurohen pamjet e kamerave

Një grabitje e armatosur tronditi në afërsi të Qendrës Tregtare “Albi Mall” tronditi vendin mëngjesin e së hënës. Disa grabitës të armatosur dhe të organizuar ia mësynë sulmit ndaj punëtorëve të kompanisë për bartjen e parave “Istambul Ozel Guvenlik”. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, një pjesëtar i sigurimit mbeti i plagosur. Përveç tij, plagë pësoi edhe njëri nga grabitësit, i cili u zbulua dhe tashmë po ruhet nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda ka nisur hetimin në koordinim me Prokurorin e Shtetit për të identifikuar dhe kapur anëtarët e grupit kriminal, si dhe për të zbardhur në plotni rastin.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bazuar në informacionet e para pas mbledhjes së provave nga ana e Policisë, rezulton se pesë persona kanë qenë pjesë e këtij grupi.

Të dyshuarit, të pajisur me armë të gjata të tipit AK-47 dhe me një automjet “Fiat pickup”, ngjyrë të bardhë, me targa gjermane, ia mësynë lokacionit ku ndodhej furgoni i kompanisë, rreth orës 10:30 të së hënës.

Plani i grabitësve dështoi pasi nuk arritën ta kryejnë ‘punën’ dhe aty nisi shkëmbimi me armë zjarri, ku për pasojë punëtori i kompanisë që bartte para, Fahri Ademi mbeti i plagosur.

Siç raportoi dje Sinjali, gjatë përleshjes, u plagos edhe njëri nga të dyshuarit, Milos Vukojevic, i cili aktualisht po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Ai fillimisht kërkoi ndihmë mjekësore në Graçanicë pasi u arratis, por nuk shpëtoi nga Policia e Kosovës

Me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Vukojevic është ndaluar për 48 orë.

Pas sulmit, autorët e tjerë u larguan nga vendi i ngjarjes dhe më vonë, vetura e tyre u gjet e djegur në fshatin Hajvali.

Policia dhe Prokuroria njoftuan se po vazhdojnë hetimet intensive për zbardhjen e incidentit dhe kapjen e të gjithë personave të përfshirë.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara