Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Detaje tronditëse nga rasti në Prizren: Koka u gjet e shkëputur nga trupi, viktima dyshohet se ishte zhdukur që disa muaj

Një rast i rëndë u zbulua sot në malin Polevica mbi fshatin Zhur të Prizrenit, ku një burrë u gjet i varur në një lis. Viktima, i cili akoma nuk është identifikuar, është gjendur i varur në litar dhe sipas informacioneve të para dyshohet se ishte zhdukur që disa muaj, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se koka u gjet e shkëputur nga trupi dhe akoma s’dihet se për kë bëhet fjalë, pasi trupi ishte dekompozuar. Megjithatë posa njësitë përkatëse kanë arritur në vendin e ngjarjes, trupi është tërhequr dhe tashmë kanë nisur hetimet për të zbuluar identitetin e tij.

Sipas informacioneve të para, Policia nuk ka arritur ta identifikojë, por që po verifikohen rastet e personave që janë raportuar të zhdukur.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML.

 “Një dëshmitar sot rreth ores 12:00 ka raportuar në nënstacionin Zhur se në malin që njihet “Polevica’ mbi fshatin Zhur, në afersi te magjistrales Zhur-Dragash, ka hasur në një person të varur me litar për një lis. Rastit  ju kane përgjigj patrullat policore te Stacionit Policor Prizren së bashku me hetuesit kujdestare dhe aty shihet personi, duket mashkull, trupi i dekompozuar. Dëshmitari e ka has rreth orës 10:30 dhe është vonuar për shkak të terrenit malor derisa ka arrit në nënstacionin Zhur”, tha Bytyqi.

Sinjali do të ju mbajë të informuar posa të dalin detaje të reja për rastin.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara