Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Dhanë e morën ryshfet në lidhje me votimin, ndalohen dy të dyshuar

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në  komunën e Fushë Kosovës,  me vendim të Prokurorit të shtetit,  janë ndaluar dy persona,  për shkak të dyshimit të  veprës penale ‘’Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin’.

“Prishtinë, 9 nëntor 2025- Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se,  në  komunën e Fushë Kosovës,  me vendim të Prokurorit të shtetit,  janë ndaluar dy (2) persona,  për shkak të dyshimit të  veprës penale ‘’Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin’’ nga neni 212 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjatë zhvillimit të hetimeve,  është  sekuestruar një (1) telefon, i cili do të shërbejë si provë në procedurën e mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë do të ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme konform dispozitave ligjore për ndriçimin e plotë të rastit, thuhet tutje në njofitmin e prokurorisë.

Kujtojmë se nga Prokurori i Shtetit është bërë e ditur se janë angazhuar plot 80 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët po qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara