Dhëndri sëmuret me coronavirus para dasmës, nusja e befason në spital (Video)

Pandemia gloabale e quajtur COVID-19 po vazhdon të detyrojë njerëzit që të bëjnë ndryshime edhe në mënyrën e jetës së njerëzve.

Një rast të tillë e ka përjetuar edhe një çifti amerikan, të cilët ditë më parë kishin ditën më të lumtur të jetë së tyre.

Grace Leimann dhe Carlos Muniz kishin caktuar datën e martesës në mes të korrikut, por pak ditë para dasmës dhëndri u infektua me coronavirus, transmeton Telegrafi.

Madje, gjendja shëndetësore e dhëndrit u përkeqësua dhe kështu përfundoi në një prej spitaleve të qytetit të San Antonios.

Por, kjo situatë nuk e ndali Grace që të lidhte kurorë me dashurinë e jetës së saj dhe pasi u konsultua me mjekët e spitalit, i bëri partnerit një befasi.

Ajo veshi fustanin e bardhë dhe u fut në dhomën e kujdesit shëndetësor të të dashurit të saj.Atij i kishte përgatitur një kostum letre duke ia vënë mbi shtrat.

Ndryshe, familjarët e Carlos dhe mjekët ishin të ftuarit e vetëm në ceremoninë e çiftit. /Telegrafi/

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara