Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Dhuna në familje: Një grua e rrah burrin dhe e bën për spital, përfundon në pranga

Telashet në familjet kosovare nuk kanë të ndalur pasi përditë në Polici raportohen numër i madh rastesh të dhunës në familje. Konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike e psikike, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prizren, por këtë herë viktimë është një burrë, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke e denoncuar bashkëshorten për dhunën që dyshohet se ka ushtruar ndaj tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e viktimës, gruaja e tij dyshohet se e ka rrahur pas disa mosmarrëveshjeve, duke i shkaktuar lëndime trupore – për çka mori trajtim mjekësor në spital.

Sinjali ka mësuar se e dyshuara M.Ramadani u arrestua si rezultat i denoncimit dhe e njëjta u shoqërua në stacion policor.

E njëjta është intervistuar lidhur me rastin, ku ka dhënë versionin e saj për sherrin me bashkëshortin.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj gruas është iniciuar rasti për “Dhunë në familje” dhe është lëshuar urdhri për ndalim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara