Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Dhunë e tmerrshme në Itali: Shqiptarja u hodh nga ballkoni për të shpëtuar nga burri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shtetase shqiptare është hedhur nga ballkoni i banesës në katin e dytë, për t’i shpëtuar dhunës së burrit të saj.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur në Bologna, në rrugën Zanardi, në mesnatën e të enjtes dhe të premtes.

Menjëherë pas ngjarjes, ajo është transportuar për në spital në Maggiore.

Gjithçka ka ndodhur në praninë e fëmijëve të tyre, ku burri fillimisht nisi ta rrihte gruan dhe më pas ajo për t’i shpëtuar dhunës, ka vrapuar drejt dritares, duke u hedhur, shkruan Euronews.al

Prokurori i çështjes urdhëroi në përfundim të hetimeve, që burri të burgosej në Dozza, pasi u arrestua për vrasje të mbetur në tentativë.

Ishin fqinjët e çiftit, të cilët pasi dëgjuan britmat lajmëruan autoritetet. Ambulanca dhe pesë makina të policisë kanë mbërritur në vendngjarje.

Prokurori i çështjes vendosi që burri, i cili ishte autor i dhunës të vendosej nën arrest me akuzën për “vrasje të mbetur në tentativë”.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara