Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Dhunë në familje – Burri i dehur rrah gruan, ndërhyn Policia

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht për një rast të rëndë dhune në familje që ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Kramovik të Komunës së Rahovecit, ku një grua ka raportuar në Polici se është dhunuar nga bashkëshorti i saj.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është iniciuar më 24 korrik 2025, rreth orës 19:00, pasi viktima, N.Th. rreth 45-vjeçare, ka telefonuar Policinë për të kërkuar ndihmë, duke deklaruar se ishte përjetuar dhunë fizike dhe psikike nga burri i saj, Xh.Th. rreth 40-vjeçar.

Njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë ofruar siguri viktimës, e cila është dërguar në QKMF-Rahovec për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, i dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Rahovec, ku pas testimit me alkoolmatës ka rezultuar se ishte nën ndikimin e alkoolit me 0.65 promilë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor.

Ndërkohë, pas intervistimit nga hetuesi i specializuar për dhunë në familje, viktima është kthyer në shtëpinë e saj së bashku me tre fëmijët, në fshatin Kramovik. Rasti është në trajtim nga Policia e Kosovës dhe organet e drejtësisë.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara