Diaspora investon duke blerë banesa

Rreth 650 milionë euro u investuan nga jashtë në Kosovë, në dhjetë muajt e parë të vitit që shkoi. Por nga investimet e huaja direkte që kryesisht janë të mërgimtarëve, përfitoi më së shumti sektori i patundshmërive, me 440 milionë euro.

Interesimin në rritje të mërgimtarëve për këtë, e konfirmon edhe agjencioni Access. Pronari Burim Halili thotë se qytetarët nga diaspora janë të interesuar kryesisht për blerje të banesave, lokaleve dhe toka, ndërsa më 2022 kishte rritje të blerjeve nga ta. Madje, në shumë banesa nuk banon kush gjatë pjesës më të madhe të vitit.

Por kjo nuk sjell aq efekte në ekonomi, sipas njohësit Safet Gërxhaliu, i cili thotë se investimet e huaja direkte duhet të fokusohen në tjerë sektorë. Sipas tij, qeveria duhet ta stimulojë diasporën për investime në prodhim, por edhe të tërheq investitorë tjerë.

Sipas Bankës Qendrore, investime të huaja direkte ka edhe në financa, sigurime dhe ndërtimtari. Kurse paratë vijnë kryesisht nga Gjermania, Zvicra dhe Amerika.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara