Dinamo e Zagrebit apelon tifozët për ndeshjen kunder Ballkanit në Prishtinë

Klubi i madh i futbollit kroat, Dinamo Zagreb i ka apeluar tifozët e saj që mos të udhëtojnë në Kosovë.

Dinamo do të luajë në Kosovë me Ballkanin në Ligën e Konferencës.

Ballkani nuk ka ndarë bileta për tifozët e Dinamo Zagrebit për ndeshjen e së enjtes duke e respektuar një vendim të UEFA- pas incidenteve të rënda që ndodhën në Athinë para ndeshjes së AEK-ut me Dinamon ku një tifoz grek mbeti i vdekur nga përleshjet e tifozëve.

“Tifozëve mysafirë do t’u ndalohet qasja në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për ndeshjen në fjalë dhe masat e posaçme të sigurisë, përfshijnë: Në hyrje të stadiumit do të ketë kontroll të kartave të identitetit; personat me dokumente kroate nuk do të lejohen të hyjnë në stadium; personave të cilëve u ndalohet hyrja në stadium nuk do t’u kthehen paratë për biletat e blera. bPër këtë arsye u bëjmë kërkesë dhe apel tifozëve të Dinamos që të respektojnë rregullat, të respektojnë vendimin e marrë dhe mos të udhëtojnë për në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Klubi thekson angazhimin për një mjedis të sigurt dhe pozitiv dhe falënderon gjithë tifozët për mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre”, ka shkruar Dinamo të hënën në faqen zyrtare.

Tifozët e Dinamos janë të njohur si “Bad Blue Boys”. Ky tifo-grup është goxha i njohur në Evropë edhe për incidente.

Dueli Ballkani – Dinamo zhvillohet të enjten nga ora 18:45 dhe i takon Grupit C të Ligës së Konferencës.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara