Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Disa imamë të Malishevës nuk e njohin kryetarin e Bashkësisë islame në Malishevë të zgjedhur nga Tërnava

DEKLARATË PËR OPINION

Ne, imamët që kemi shënuar emrin me poshtë informojmë opinionin e gjerë se nuk e njohim Sead Paqarizin për kryetarë të Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë.

Sead Paqarizi gjatë mandatit 2020/2024 ka qenë njëri i skandaleve si:
• Ka shpifur dhe ofenduar imamët duke sjellur letra kinse anonime por të shënuar nga vetë ai.
• Ka krijuar përçarje të madhe në mes të imamëve si dhe ka prishur raportet në mes të imamëve dhe xhematit.
• Ka sulmuar simbolet kombëtare duke lënduar ndjenjat e popullit tonë.
• Ka anashkaluar në tërësi anëtarët e këshillit duke marrë vendime që janë në interes të njerëzve të tij e në dëme të imamëve.
• Ka afruar afër tij dhe ka ngritur në pozitë njerëz të cilët janë të dëshmuar për qëndrimet e tyre kundër institucionit të Bashkësisë Islame dhe udhëheqësve të saj.

• Është imam i cili paguhet drejtë për drejtë nga shteti turk andaj një gjë e tillë është e papranuar për ne dhe xhematin tonë si dhe është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Bashkësisë Islame dhe rregulloret në fuqi.
Për këto shkelje ne fillimisht kemi paraqitur shqetësimet tona me shkrim në Këshillin e Bashkësisë Islame në Malishevë, kemi thirrur mbledhje të jashtëzakonshme ku kemi kërkuar shkarkimin e tij dhe më pas shqetësimet tona dhe kërkesën për shkarkim ja kemi drejtuar edhe Kryesisë së BIRK – ut por një gjë e tillë nuk kishte ndodhur. Për të gjitha këto, kemi dëshmi me shkrim.
Në fund njoftojmë xhematin tonë dhe opinionin e gjerë se ne do të vazhdojmë të pa varur të kryejm punën në xhamitë dhe xhematin tonë dhe se nuk do të përfillim asnjë vendim, udhëzim, shkres apo çfardo që vjen nga KBI Malishevë, përkatësisht Sead Paqarizi.

Imamët e poshtëshënuar dhe xhamitë e tyre:
1.Bedri Hoxha-Imam në Ngucat
2.Imer Hoxha-Imam në Marali

3.Behar Gashi-Imam në Vermicë
4.Ramiz Bytyqi -Imam në Pagarushë
5.Hafir Xhylyqi -Imam në Senik
6.Feim Elshani -Imam në Banjë
7.Besmir Foniqi-Imam në Llazicë
8.Taulant Hoxha-Imam në Temeqinë

Malishevë, 19.02.2024

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara