Dita e Pavarsisë në Suharekë është festuar pa asnjë incident 

Në takimin e radhës të koordinimit lokal për siguri, nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka e cila është edhe kryesuesja e takimit, në mes tjerash ka njoftuar për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë dy jave në Komunën e Suharekës, ku ka vequar: nënshkrimin e Marrëveshjes së Mirëkuptimit për Bashkëfinancimin e Projektit, bashkëfinancim i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Komunës së Suharekës, si dhe më shumë se 1 milion euro, perfitimin nga Granti i performancës Komunale.

Ndërkaq për gjendjen e sigurisë në Komunë ka raportuar komandanti i policisë në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, i cili gjendjen e sigurisë në Komunë e ka vlerësua të qetë dhe të sigurt. Më pastaj ka numëruar rastet që kanë ndodhur gjatë dy jave ku ka dhënë dhe numrin e tiketave që ka shqiptuar policia si: 392 tiketa dhe 23 urdhëresa të realizuara.

Në fund ka falenderuar qytetarët që edhe përkundër organizimeve të ndryshme gjatë festës së Pavarsisë nuk ka ndodhur asnjë incident apo rast që prish imazhin e Festës.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara