Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Djali 14-vjeçar që gjendet në burg denoncon nënën në Prizren: Më ka braktisur, prandaj u bëra hajn

Një rast jo fort i zakonshëm është denoncuar në Policinë e Prizrenit nga një i mitur, i cili e ka raportuar nënën e tij për braktisje dhe për pasojë ai pretendon se është detyruar të kryej vjedhje për çka sot po e vuan dënimin, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se Prokuroria Themelore në Priren ka nisur hetimet në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës” ndaj të dyshuarës V.G., 37-vjeçare.

Sipas informacioneve të para, i mituri është i moshës 14-vjeçare, i cili ja deklaruar se për shkak të moskujdesit nga nëna e tij, ai është bërë “hajn” dhe ka kryer disa vjedhje, për të cilat sot gjendet në burg.

Sinjali mëson se nëna e tij është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë, me ç’rast ka dhënë deklaratë për veprën me të cilën ngarkohet pas denoncimit të të birit.   

Ndryshe sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës “Prindi, prindi adoptues, kujdestari apo personi tjetër që ushtron autoritet prindëror mbi fëmijën, i cili keqtrajton fëmijën e tillë duke përdorur masa fizike apo mendore ose shkel detyrimin e tij për përkujdesje dhe edukim të fëmijës, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet.”

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara