Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Dokument || Ballkani kompleton “tripletën”, e merr edhe Superkupën e Kosovës pa luajtur fare – ja arsyeja!

Skuadra e Ballkanit ka fituar gjithçka që mund të fitohet në futbollin kosovar.

Javën e kaluar, FC Ballkani u zyrtarizua si kampion i Kosovës në futboll, pasi triumfoi me rezultatin 0:1 ndaj Llapit dhe siguroi edhe matematikisht titullin e tretë radhazi nën drejtimin e Ilir Dajës, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndërsa, dje, FC Ballkani ka fituar ndaj Prishtinës në finalen e Kupës së Kosovës pas ekzekutimit të penalltive me rezultatin 4-2.

Pasi, FC Ballkani ka fituar edhe titullin edhe Kupën, Superkupa nuk do të zhvillohet fare, sepse kështu e parasheh rregullorja e FFK’së.

“Në qoftë se një ekip gjatë një edicioni të garave e fiton edhe titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës, atëherë ndeshja e Superkupës nuk do të zhvillohet fare”, shkruhet në nenin 74 të propozicionit të garave të futbollit kosovar.

Tashmë, FC Ballkani do të marrë Superkupën e Kosovës pa luajtur hiç, sepse kështu edhe i takon.

FC Ballkani pasuron dhomën e trofeve edhe me një Superkupë…

/GazetaBlic Sport

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara